Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar së fundmi se në orën 12:00 opozita do të marrë një vendim politik, sesi dotë veprojë në ditët në vijim.
Gjata fjalës saj për mediet Kryemadhi u shpreh se shqiptarët nuk duhet të njohin shtetin e Edi Ramës, pasi sipas saj po shkatërron vendin.
“Të lirojë një orë më parë artistët, të marrin përgjegjësi për dhunimin që kanë bërë ndaj vajzave, grave dhe gazetarëve.
Duhet të shikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk është koha për të parë politikën, tashmë njuk do të shikojmë brekët jashtë të Violeta Manushit, por do të shikojnë b*thën jashtë të Edi Ramës dhe kështu do t’i mësoj Rama shqiptarët, me këtë degjenerim që po bën vendit.
Po i bëj thirrje shqiptarëve të mos njohin shtetin e Ramës, të mos njohin bastardët.
Në orën 12:00 do të kemi vendimin politik të opozitës të finalizuar.
Gazetarë mos njihni postablloqet e Ramës, taksat e Ramës, ju mbylli në shtëpi dhe ju ka marrë paratë për çdo gjë.
Zemra ime nëse flet për protesta shko dorëzohu tek Edi Rama. Shumë media janë dorëzuar tek Edi Rama.”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.