Një bandë grabitësish u filmuan në kamerë duke rrahur brutalisht një turist të huaj në mesin e një rruge në Barcelonë përpara se të largoheshin me orën e tij të dorës.

Viktima, një i huaj që po qëndronte në qytetin e Katalonjës, në Spanjën verilindore, ishte rrethuar nga katër burra që filluan papritmas ta sulmojnë. E dashura e viktimës mund të dëgjohet duke bërtitur në sfondin e dy videove të agresionit.

Klipet tregojnë se sulmuesit e kanë qëlluar burrin me grusht para se të hidhnin në tokë, ndërsa kalimtarët nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar. Ai humbi të dy këpucët dhe sulmuesit I tërhoqën edhe bluzën, ndërsa vazhdonin ta qëllonin pa reshtur. Ai përpiqej ndërkohë të mbante I dëshpëruar orën e tij gjatë sulmit të dhunshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një moment viktima arriti të shtyjë një sulmues në tokë, por grupi prapë u largua duke ia marrë orën.

Policia lokale arrestoi më vonë pesë marokenë dhe një zëdhënës konfirmoi se të dyshuarit ishin akuzuar për “tentativë të grabitjes me dhunë”. Autoritetet thuhet se e rikuperuan orën e vjedhur, e cila ishte dëmtuar.