Më shumë se 100 persona ishin në bordin e një trageti kur ai mori flakë në brigjet e Tajlandës jugore të enjten në mëngjes.
Trageti ishte nisur nga Surat Thani në ishullin e njohur turistik Koh Tao dhe pak para se të arrinte destinacionin e saj, në rrethana të panjohura shpërtheu në flakë.
Disa pasagjerë u detyruan të hidheshin në det për t’i shpëtuar zjarrit, sipas Associated Press. Sipas autoriteteve nuk ka pasur të lënduar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Një nga pasagjerët, Maitree Promjampa, tha se fillimisht dëgjoi një zë dhe më pas ndjeu erën e tymit. Më pak se pesë minuta më vonë ai pa flakë, duke bërë që pasagjerët të nisin të bërtasin dhe të ngrinin alarmin.
Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit./vizionplus.tv