Pak ditë pas një studimi që tregoi se jo të gjithë personat që preken nga koronavirusi zhvillojnë anti-trupa, madje prandaj dhe sipas hartuesve të tij, testet serologjike mund të dalin negative tek dikush që e ka kaluar sëmundjen , këshilltari i OBSH-së Karol Sikora vjen me një shifër konkrete.
Mjeku britanik thotë se vetëm 10 për qind e njerëzve të infektuar me koronavirus, do të zhvillojnë antitrupa. “Shumica e qytetarëve në testin e antitrupave do të marrin rezultate negative, madje edhe ata që kanë qenë të prekur nga koronavirusi”, ka deklaruar ai.
Kjo pakicë njerëzish siç i quan profesori Sikora “do të jenë imun dhe të privilegjuar” apo “Covid elita”, që do të mund të rikthehen në vendet e tyre të punës dhe të udhëtojnë. Pjesa tjetër nuk do të kenë antitrupa dhe privilegjet e 10 përqindëshit. Ai tha se jo të gjithë që kanë pasur koronavirusin do të prodhojnë antitrupa, duke pretenduar se një gjë e tillë do të konstatohet në testet e bëra, sepse njerëzit mund të ketë reagime të ndryshme imunitare ndaj sulmit të coronavirusit. Disa pjesë të sistemit imunitar të njeriut edhe sot janë mister për shkencëtarët, e pikërisht për këtë nuk po I zbulojnë dot ndryshimet në epidemi dhe as e konstatojnë qartë se kush e ka pasur virusin e kush jo.