Mjekët përcaktojnë diagnozën për kundërshtarin e Putin: Vuan nga sëmundje metabolike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët përcaktojnë diagnozën për kundërshtarin e Putin: Vuan nga sëmundje metabolike

Alexei Navalny u diagnostikua me një sëmundje metabolike të shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak, tha sot kreu i një spitali në Omsk, Siberia, ku po trajtohet politikani opozitar rus.

Navalny, një kritik i ashpër i Kremlinit, është në gjendje kritike pasi ka konsumuar një filxhan çaj, për të cilin aleatët e tij besojnë se përmbante helm.

Advertisement

Anatoly Kalinchenko, nëndrejtori i spitalit ku po merret mjekimi Navalny, tha më herët sot se mjekët nuk kishin gjetur asnjë gjurmë helmi në trupin e tij gjatë testeve.

“Deri më tani asnjë helm nuk është zbuluar në gjak dhe urinë, nuk ka shenja të një pranie të tillë. Ne nuk besojmë se ai ishte helmuar.”

Ai vuri edhe një herë në dukje se lideri opozitar nuk mund të lëvizë nga spitali sepse gjendja e tij shëndetësore nuk ja lejon. Mirëpo familja e opozitarit dhe aleatët e kanë quajtur refuzimin për t’u fluturuar jashtë vendit për trajtim “kërcënues për jetën”.

Advertisement

Referuar “Reuters”, Franca dhe Gjermania tashmë kanë ofruar çdo ndihmë mjekësore për kundërshtarin e Vladimir Putin që prej ditës së djeshme, ndërsa kërkuan që të hidhet dritë mbi ngjarjen.

Mjeku kryesor Murakovsky tha se pacienti nuk kishte ndonjë komplikacion gjatë natës. Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua pak këtë mëngjes, megjithëse ai është ende pa vetëdije.

Advertisement

The post Mjekët përcaktojnë diagnozën për kundërshtarin e Putin: Vuan nga sëmundje metabolike appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy