Mijëra mjekë dhe infermierë në Bruksel mbushën rrugët për të protestuar për kushte më të mira. Ata kërkojnë më shumë fonde për sektorin shëndetësor dhe rritje page. Rreth 4 mijë njerëz morën pjesë në protestë.
“Ne jemi këtu për të protestuar, për të kërkuar më shumë respekt për punën tonë dhe një rritje page”, tha një infermiere e pranishme në tubim.
Belgjika ka raportuar një nga numrat më të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në raport me popullsinë, krahasuar me vendet e tjera të botës.
Advertisement
The post Mjekë dhe infermierë në Bruksel protestojnë për pagat dhe fondet appeared first on Vizion Plus.
Advertisement