Shpallja e kufizimeve të reja dhe rekomandimi i vetë-kontrollit nga qeveria e Katalunjës, ka ngjallur zemërimin dhe zhgënjimin e 2.7 milionë banorëve të Barcelonës dhe periferive të saj.
Shumë njerëz kanë injoruar këshillat për të qendruar në shtëpi dhe janë dyndur plazheve.
Masat e qeverisë së Katalunjës, për të mos dalë nga shtëpia, janë parë si të ashpra dhe “të pamëshirshme” nga banorët.
“Ne nuk mundemi më. Masat shtrënguese janë skandaloze. Tashmë jemi të ngopur”, tha Jordi Puig, menaxher në një bar në qendër të qytetit, i tronditur tashmë nga rënia drastike e turizmit.
Profesionistët dhe tregtarët gjithashtu janë të irrituar.
Që nga e shtuna në 18 korrik, kapaciteti i bareve dhe restoranteve është zvogëluar në 50% ndërsa kinematë, teatrot, sallat sportive dhe klubet e natës janë urdhëruar të mbyllen.
The post “Mjaft më, jemi të ngopur”/ Barcelona kundër masave shtrënguese të Covid-19. Njerëzit dalin nga shtëpitë appeared first on Vizion Plus.