Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis priti në zyrën e tij Eurodeputetët që do të përfaqësojnë  Demokracinë e Re në Parlamentin Europian. Pesë prej tyre ishin të pranishëm, ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri, i cili është në burgun e Fierit, kanë marrë pjesë online.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Tasos Hatzivasiliou. Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë greke nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

“Në takimin me Eurodeputetët e sapozgjedhur të Demokracisë së Re, diskutuam për prioritetet e qeverisë në çështjet evropiane në prag të mandatit të ri parlamentar. Dua t’i përgëzoj dhe t’i uroj suksese në detyrat e tyre”, tha Mitsotakis.

Fredi Beleri, i  dënuar  për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian. Ai u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat ne zgjedhjet helene  dhe tashmë  është  një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";