Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është i kënaqur me ecurinë e deritanishme të procesit të vaksinimit në vendin e tij. Ai deklaroi për mediat greke se deri tani Greqia nuk ka hasur pengesa në këtë proces.
“Tani jemi në fund, e dimë që jemi në fund. Ne e dimë që vaksinat funksionojnë dhe e dimë që sa më shumë të vaksinojmë, aq më shpejt do ta lëmë aventurën pas. Deri tani jemi të kënaqur, por ecën mirë, nuk kemi dështime.”
Advertisement
Ai shpjegoi edhe pasaportën e vaksinimit, të propozuar nga Greqia për të udhëtuar. Sipas Mitsotakis, kjo bëhet për të lehtësuar lëvizjen e atyre që janë të vaksinuar. Kreu i qeverisë greke pret një “bum” turistësh këtë vit.