Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit të Turqisë, Erdogan për ta kthyer Hagia Sophia në një xhami.

“Greqia dënon me forcë vendimin e Turqisë për ta kthyer Hagia Sophia në një xhami. Ky vendim, më shumë se 85 vjet nga shpallja e tij si muze, ofendon karakterin e tij ekumenik.”

Në postimin e tij, Kryeministri Grek vazhdoi: “Është një zgjedhje që fyen gjithashtu të gjithë ata që e njohin monumentin si një vend që i përket kulturës globale. Natyrisht, ky vendim ndikon jo vetëm në marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë, por edhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, Unesco dhe bashkësinë globale në tërësi.

Nga ana tjetër, presidentja Katerina Sakellaropoulou tha se Hagia Sophia është një monument që i përket njerëzimit dhe trashëgimisë kulturore botërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mitsotakis: Greqia dënon vendimin e Turqisë për ta kthyer ‘Hagia Sophia’ në një xhami appeared first on Vizion Plus.