Tensionet Greqi-Turqi u bënë temë diskutimi edhe në takimin që pati kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis me krerët e delegacioneve kombëtare në Parlamentin Evropian.
Sipas mediave greke, Mitsotakis paraqiti me prova veprimet provokuese të Turqisë. Gjithashtu, ai ndau me udhëheqësin e grupit parlamentar të PPE, Manfred Ëeber besimin se Evropa nuk do të qëndrojë e dobët përballë Turqisë.
Advertisement
Mitsotakis argumentoi edhe njëherë se Greqia është e gatshme për dialog, por theksoi se kjo nuk mund të arrihet nën kërcënime apo duke shkelur të drejtat sovrane greke.
The post Mitsotakis “ankohet” tek PPE për Turqinë: Nuk ka dialog nën kërcënime appeared first on Vizion Plus.
Advertisement