Misteri ka rrethuar ngordhjen e qindra elefantëve në Botsvana gjatë dy muajve të fundit.
Dr Niall Mccann tha se kolegët në vendin e Afrikës së Jugut kishin parë më shumë se 350 kufoma elefantësh në Delta Okavango që nga fillimi i majit.
Askush nuk e di pse kafshët po ngordhin.
Dr Mccann, i organizatës bamirëse “National Park Rescue, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, tha se alarmi u dha në fillim të majit pas një fluturimi.
“Në një fluturim 3-orësh u gjetën 169 elefantë. Një muaj më vonë, hetimet e mëtejshme identifikuan shumë kufoma të tjera. Kjo nuk kishte ndodhur më parë, në aspektin e numrit të elefantëve që ngordhin në një ngjarje të vetme që nuk lidhet me thatësirën”, tha ai.
Sipas tij, ka disa detaje që tregojnë se ngordhja e tyre nuk ka lidhje me gjahun. Kjo pasi po ngordhin vetëm elefantët dhe asnjë kafshë tjetër.
Dr Mccann gjithashtu ka përjashtuar me provë helmimin natyral nga antraksi, i cili vrau të paktën 100 elefantë në Bostëana vitin e kaluar.
Por ata nuk kanë qenë në gjendje të përjashtojnë as helmimet, as sëmundjet.
“Mënyra se si kafshët po ngordhin, shumë që bien mbi fytyrën e tyre, dhe shikimi i elefantëve të tjerë tregon për diçka që sulmon potencialisht sistemin e tyre neurologjik”, tha Dr Mccann.
Advertisement
Sido që të jetë, pa e ditur burimin, është e pamundur të përjashtohet mundësia e një sëmundjeje.
Përgjigjet për mostrat e dërguara për testim pritet të dalin gjatë dy javëve të ardhshme.
The post Misteri/ Mbi 350 elefantë gjenden të ngordhur appeared first on Vizion Plus.