Mister motivi i sulmit ndaj Trump, autoritetet po “gërmojnë ende në të kaluarën e autorit Thomas Croock

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre ditë pas atentatit ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump, organet ligjzbatuese po vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit të autorit 20-vjeçar.

Edhe pas kontrolleve në banesën e tij, në automjet, në paisjet elektronike dhe intervistimit të më shumë se 100 njerëzve që e njihnin nga afër Thomas Croocks, arsyeja mbetet ende mister.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë zbulim që vrasësi mund të ketë lënë ndonjë shkrim, shënim, apo ndonjë tregues përse donte të vriste ish presidentin, përveç një video ku shprehet se urrente republikanët dhe Donald trump.

Një kërcënim që kishte ardhur nga Irani kishte bërë që Shërbimi secret të rriste masat e sigurisë për kandidatin republikan trump, përpara tentativës për vrasjen e tij por, zyrtarë të sigurisë kanë konfirmuar që të dy rastet nuk lidhen me njëra tjetrën.

Advertisement

Shërbimi sekret ka pranuar se policia lokale ishte brenda ndërtesës ndërsa 20-vjeçari i armatosur ishte në catinë e saj duke shënjestruar Trump.Raporte të mediave dhe dëshmitarë kanë treguar që Thomas Croock ishte vënë re përpara se të vepronte por ndaj tij nuk u mor asnjë masë.

Presidentët dhe kandidatët për Shtëpinë e Bardhë janë gjithmonë subjekt kërcënimesh. Por të dhnëat e FBIsë dhe agjencisë së sigurisë kombëtare kanë treguar se ato janë rritur ndjeshëm që pas sulmit ndaj Trump.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy