Një mjek që trajtoi liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny, pasi ky i fundit u helmua në Rusi vitin e kaluar, është zhdukur.
Sipas policisë ruse, Aleksander Murakhovsky u largua nga baza e gjuetisë në pyll të premten me automjetin e tij dhe nuk është parë që nga ajo kohë.
Murakhovsky ishte mjeku kryesor në spitalin në qytetin siberian të Omsk, ku Navalny u trajtua.
Kremlini ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur çdo pretendim se autoritetet ruse u përpoqën ta vrisnin atë.
Advertisement