
Vetëm pak orë pas rekomandimit të eksperteve, Komisioni Evropian dha autorizimin zyrtar për vaksinën e Pfizer/BioNTech që do të përdoret nga të gjitha vendet anëtare.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se dozat e para do të shpërndahen në ditët në vijim.
Advertisement
“URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTE E KOMISIONIT EVROPIAN
Siç kemi premtuar, kjo vaksinë do të jetë në dispozicion për të gjitha vendet e BE në të njëjtën kohë, me të njëjtat kushte. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të përfunduar këtë vit të vështirë dhe për kthyer faqen e COVID-19.”
Advertisement
Më 6 janar pritet autorizimi për BE i vaksinës kandidate të kompanisë amerikane Moderna. Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej 3 javësh.