Shtatë persona mendohet se kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve nga forcat ruse, thotë policia ukrainase. Ndërkohe, 19 persona janë raportuar të zhdukur.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e saj i janë kundërpërgjigjur trupave ruse, duke i shkaktuar humbje të mëdha.

“Forcat nacionale të mbrojtjes, po përdorin të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Situata është nën kontroll, trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes.

Forcat ruse sot kanë filluar sulmet mbi qytetet e Ukrainës dhe akoma janë duke vazhduar granatimet, duke bërë që një numër i madh i qytetarëve të këtij vendi të largohen dhe kërkojnë vend më të sigurtë përgjatë kufirit me Poloninë, ku edhe janë të stacionuara trupat e NATO-s.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";