Ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, në një konferencë shtypi nga Kremlini mbi luftën me Ukrainën deklaroi se do të gjendet një zgjidhje për situatën në Ukrainë, duke shtuar se dy delegacionet do të ulen sërish sot e do të bisedojnë.

“Do të gjendet një zgjidhje në Ukrainë. Delegacionet do të mblidhen e do të bisedojmë”, tha Lavrov.

Ndër të tjera, ministri rus sulmoi dhe SHBA-në, teksa u shpreh se po dominon Evropën ashtu si Napoleoni apo Hitleri në kohën e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Uashingtoni dominon Evropën ashtu si Napoleoni apo Hitleri në kohën e tyre. Histeria do të zhduket dhe Perëndimi do të dalë prej saj”, shtoi ai.