Ministri polak: Nuk e përjashtojmë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri polak: Nuk e përjashtojmë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

Polonia nuk duhet të përjashtojë dërgimin e trupave në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm i vendit Radoslav Sikorski në komentet e botuara sot, ndërsa Kievi përpiqet të përballet me përparimin e ushtrisë ruse.

Sikorsky nuk specifikoi se çfarë roli do të kenë këto trupa.

Megjithëse aleatët e NATO-s të Ukrainës janë zotuar të dërgojnë para dhe armë në Kiev për aq kohë sa duhet për të zmbrapsur pushtimin rus, ata kryesisht kanë përjashtuar dërgimin e trupave.

I pyetur nëse Polonia është gati të dërgojë trupa në Ukrainë, Sikorski u përgjigj:

Advertisement

“Ne nuk duhet ta përjashtojmë atë. Duhet ta lëmë Putinin të përpiqet të hamendësojë qëllimet tona.”

Intervista e ministrit polak është publikuar në gazetën polake Gazeta Wyborcza, italiane La Repubblica dhe spanjolle El Pais.

Ishte presidenti francez Emmanuel Macron ai që hapi derën për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke besuar se trupat perëndimore mund të ndihmonin në trajnimin e ukrainasve.

Vetë Sikorsky ka theksuar se prania e trupave të NATO-s në Ukrainë “nuk është e paimagjinueshme”.

Advertisement

Dje, të hënën, kreu i ushtrisë ukrainase tha se kishte nënshkruar dokumentet për të lejuar instruktorët ushtarakë francezë të vizitojnë qendrat e stërvitjes ukrainase së shpejti. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy