Ministri i Shëndetësisë në Çeki jep dorëheqjen në mënyrë të papritur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Shëndetësisë në Çeki jep dorëheqjen në mënyrë të papritur

Ministri i Shëndetësisë në Çeki, Adam Vojtech, ka dhënë dorëheqjen këtë të hënë në mënyrë të papritur. Lajmin e konfirmoi vetë një konferencë për shtyp.

Vojtech ishte një nga figurat kryesore në luftën kundër pandemisë së coronavirusit në Çeki.

“Shumë ndryshime janë implementuar përgjatë këtyre tri viteve. Dua të falënderoj Kryeministrin e vendit për besimin dhe mjekët për punën e tyre të palodhshme, përfshirë dhe qytetarët për mbështetjen e tyre”, u shpreh Vojtech, teksa njoftoi dorëheqjen e tij.

Vojtěch tha se ai bëri të pamundurën për të menaxhuar situatën e shkaktuar nga COVID-19 në Republikën Çeke dhe se është krenar për ndryshimet në shëndetësi gjatë kohës që ai ishte ministër.

Advertisement

Ai u emërua në pozicionin e Ministrisë së Shëndetësisë në muajin dhjetor të vitit 2017 nga presidenti çek, Milos Zeman.

The post Ministri i Shëndetësisë në Çeki jep dorëheqjen në mënyrë të papritur appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy