Ministri i Shëndetësisë: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Shëndetësisë: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron

Me 3 doza të vaksinës Pfizer jeni të mbrojtur nga varianti Omicron. Janë këto të dhënat e para që na vijnë nga Izraeli në lidhje me variantin e ri të shfaqur fillimisht në Afrikën e Jugut.

Ministri izraelit i Shëndetësisë Nitzan Horowitz deklaroi se situata është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.

“Situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye për panik. Ne prisnim një variant të ri dhe jemi gati. Në ditët në vijim do të kemi informacion më të saktë për efektivitetin e vaksinës, por indikacionet e para tregojnë se ata që kanë një dozë të tretë janë me shumë të mbrojtur nga ky variant”, shpjegoi ai cituar nga “Times of Israel”.

Ndërkohë qeveria britanike synon të sigurojë dozën e tretë të vaksinës Covid për të gjithë popullsinë e rritur deri në fund të janarit. Boris Johnson e tha këtë, duke treguar vaksinat si arma thelbësore për të përmbajtur variantin Omicron.

Advertisement

Ndërsa Gjermania po përgatitet të diskutojë në Parlament detyrimin e vaksinimit të përgjithshëm ndaj Covid dhe po shkon drejt një bllokimi për të pavaksinuarit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy