Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka publikuar një video në Twitter nga shpërthimi në Sheshin e Lirisë në Kharkiv dhe i bëri thirrje shteteve të tjera që të izolojnë Rusinë.
Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për krime lufte dhe ka bërë thirrje që bota ta izolojë Rusinë.
“Sulmet barbare të raketave ruse në Sheshin qendror të Lirisë dhe lagjet e banuara të Kharkiv. Putini nuk është në gjendje të shkatërrojë Ukrainën. Ai kryen krime lufte nga inati, vret civilë të pafajshëm. Bota mund dhe duhet të bëjë më shumë. Rritni presionin, izoloni plotësisht Rusinë”, shkroi ai në Twitter.
Barbaric Russian missile strikes on the central Freedom Square and residential districts of Kharkiv. Putin is unable to break Ukraine down. He commits more war crimes out of fury, murders innocent civilians. The world can and must do more. INCREASE PRESSURE, ISOLATE RUSSIA FULLY! pic.twitter.com/tN4VHF1A9n
Advertisement— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 1, 2022