Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan deklaroi se konfliktet në Gaza dhe midis Rusisë dhe Ukrainës rrezikojnë të hapin rrugën për një luftë të tretë botërore.

“Unë mendoj se bota duhet ta konsiderojë seriozisht këtë skenar, ta konsiderojë seriozisht këtë kërcënim. Ekziston një rrezik i këtij lloji. Ne e kemi thënë këtë që nga fillimi, me të vërtetë duhet marre  parasysh.Rreziku ndodhet mes nesh  per sa kohe izraeli vazhdon gjenocidin.Disa shtete evropiane nuk e mbeshtesin zgjidhjen mes dy vendeve duke mos reaguar ndaj Izraelit”, tha Fidan.

Po ashtu shefi i diplomacisë turke theksoi se aleanca veriatlantike duhet të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të Turqisë në lidhje me luftën kundër terrorizmit,

“Ajo që është e rëndësishme për ne është, së pari, që Aleanca të zhvillojë ndjeshmërinë në luftën kundër terrorizmit në një mënyrë që do të kuptojë dhe përfshijë shqetësimet e Turqisë”, shtoi Fidan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreziku i përshkallëzimit të konflikteve deri në një luftë botërore ka shqetësuar Perëndimin që po përpiet të negociojë përfundimin e luftës së Gaza si dhe të gjejë një zgjidhje për Ukrainën./vizionplus.tv