Një ngjarje e sikletshme ka ndodhur gjatë fotos me Ministrat e Jashtëm të BE-së. Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grlić-Radman, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me veprimin e tij ndoshta spontan, pasi në momentin që grupit të ministrave, i është bashkuar ajo e Gjermanisë Annalena Baerbock, ministri kroat ka nxitur për ta përshëndetur.
Ai i ka zgjatur dorën dhe është përkulur për ta puthur në faqe, por kthimi i shpejtë përballë fotografëve i ministres, ka bërë që Radman ta puthë në cepin e buzës. Ky veprim, padyshim që ka vendosur në siklet ministren gjermane, e cila është mundur ta kamuflojë sikletin e saj duke e kaluar me një buzëqeshje të sforcuar.
Kritikat kanë qenë të shumëta për Ministrin kroat, nga mediat vendase, por është shprehur se ai moment ishte një “qasje e ngrohtë, njerëzore ndaj një kolegeje“, por pranoi se u krijua një situatë e sikletshme.
Baerbock nuk ka komentuar deri më tani, por video ka shkaktuar mjaft polemika në rrjet./Living/