E vetmja e përbashkët midis Iranit dhe Izraelit është se të dyja vendet nuk besojnë në një zgjidhje me dy shtete, tha sot Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian. Këto deklarata ai i bëri gjatë fjalës së tij në një forum ndërkombëtar që po mbahet në Doha.

Gjatë forumit në Katar, Amirabdollahian përsëriti propozimin e Iranit për të mbajtur një referendum për të përcaktuar fatin e Palestinës, në të cilin do të lejohen të votojnë vetëm ata që kanë jetuar atje para vitit 1948.

Nga ana tjetër, shumica e vendeve mbështesin publikisht krijimin e një shteti të veçantë palestinez përkrah Izraelit. Kritikët e politikës së Izraelit thonë se veprimet e tij janë krijuar për ta bërë këtë të pamundur.

Palestina dhe Izraeli janë përfshirë në luftra të përgjakshme, duke mos gjetur kurrë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";