Gjermania ka shpërndarë më shumë se 1 milion dozat e para të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa këtë të martë kancelarja Angela Merkel dhe 16 kryeministrat federalë do të vendosin nëse do të vazhdojnë më tej masat kufizuese. Në këto kushte, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Mass propozon që të lehtësohen rregullat për personat që janë vaksinuar.
HEIKO MASS
MINISTER I PUNEVE TE JASHTME, GJERMANI
“Njerëzit e vaksinuar duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore përsëri. Nëse ka vetëm njerëz të vaksinuar në një restorant ose një kinema, ata nuk mund të rrezikojnë më njëri-tjetrin.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kërkesa e Mass bie në kontrast me masat e miratuara nga partia e Bashkimit Demokristian dhe partnerët e tyre të koalicionit, Social-Demokratët.
Zyrtarët kundërshtojnë lehtësimin e kufizimeve për ata që janë vaksinuar, me argumentin se kjo do të shkaktonte pabarazi në shoqëri.
Gjermania ka zgjatur masat e saj të bllokimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit të paktën deri në fund të janarit. Deri më tani janë regjistruar më shumë se 2 milionë raste COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën rreth 46 mijë pacientë.