Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kërkuar të hënën (18.01) lirimin e menjëhershëm të kritikut rus, Aleksej Navalny. Rusia duhet të respektojë kushtetutën e saj dhe është e lidhur përmes detyrimeve ndërkombëtare me parimin e ligjshmërisë dhe ruajtjen e të drejtave qytetare. “Këto parime duhet sigurisht të zbatohen edhe në drejtim të Aleksej Navalnyt. Ai duhet të lirohet pa vonesë.”

Navalny pas shërimit është kthyer vetë dhe me vetëdije nga Gjermania në Rusi. “Që ai arrestohet nga autoritetet ruse menjëherë pas mbërritjes së tij është tërësisht e pakuptueshme”, ka theksuar Maas. Më tej ministri i Jashtëm gjerman, ka theksuar se “Navalny është viktimë e një atentati të rëndë me helm në tokën ruse”. Qeveria gjermane pret për më tej që “Rusia të bëjë gjithçka, për të zbardhur tërësisht këtë atentat dhe të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e tij.”

Rasti Navalny solli tensionim të marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Rusisë vitin e kaluar. Qeveria gjermane dhe vende të tjera perëndimore bëjnë fjalë për një përpjekje për vrasje, gjatë së cilës Navalny u helmua me një lëndë luftarake helmuese të njohur si Novitçok. Qeveria në Moskë hedh poshtë çdo lloj përzierjeje në rastin e helmimit të Navalnyt.

Gazeta amerikane “New York Times” shkruan mbi arrestimin e Navalnyt të hënën, se “represioni është e vetmja rrugë që njeh Putini. Por ai është duke kuptuar, se në epokën e mediave sociale, çdo arrestim për shkak të akuzave të shpikura vetëm i shton përkrahësit e zotit Navalny dhe forcon akuzat e tij (Navalnyt) kundër korrupsionit të pushtetmbajtësve rusë (…).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dielën (17.01), Navalny pak pas mbërritjes me avion në Moskë u arrestua. 44 vjeçari ishte që nga gushti në Gjermani, ku ai erdhi pas helmimit dhe qëndroi për rehabilitim pas daljes nga spotali. Autoritetet ruse kishin bërë të ditur më parë arrestimin e tij duke iu referuar një procedure penale kundër tij. Navalny kërcënohet nga tre vite burg në Rusi./DW