Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas mirëpriti, siç tha, “sinjalet pozitive” nga Turqia mbi çështjen problemtike të kërkimit të gazit në Mesdheun lindor.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Ankara.

Tensionet midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë u përshkallëzuan vitin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi vazhdimisht një anije kërkimore në ujërat e diskutueshme, duke zemëruar vetë bllokun dhe vendet e tij anëtare Greqinë dhe Qipron.

Por, disa javë pasi Turqia tërhoqi anijen, Oruc Reis dhe Brukseli përpiloi një plan për sanksione, retorika e të dyja palëve është zbutur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime në Stamboll më 25 janar mbi mosmarrëveshjen e tyre detare.

Bisedimet janë pezulluar që nga viti 2016.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu u bëri jehonë komenteve të Maas, duke theksuar rëndësinë e dialogut por gjithashtu duke bërë thirrje për “rezultate konkrete”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";