Ministri gjerman kërkon ngrirjen e aseteve të oligarkëve rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri gjerman kërkon ngrirjen e aseteve të oligarkëve rusë

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck deklaroi sot se Gjermania duhet t’i ngrijë asetet e oligarkëve rusë menjëherë, si pjesë e sanksioneve të Moskës.

 

“Pasuritë e oligarkëve duhet të ngrihen menjëherë dhe unë supozoj se agjencitë përkatëse të qeverisë federale do të ndërmarrin hapat e nevojshëm”, u ka thënë Habeck gazetarëve në Berlin pas bisedimeve me drejtuesit e biznesit gjerman.

 

Advertisement

“Procesi i ngrirjes së aseteve të miliarderëve rusë në Gjermani do të përfshijë ministrinë e Financave dhe atë të Drejtësisë të Gjermanisë, si dhe kancelarinë”, ka shtuar ai.

 

Të mërkurën Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka thënë se po hap një njësi speciale për të ndihmuar në zbatimin e sanksioneve kundër zyrtarëve të qeverisë ruse dhe oligarkëve, duke synuar jahtet, avionët, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera të tyre

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy