Situata pandemike në Francë paraqitet tejet e vështirë pasi është një nga vendet evropiane me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid-19.

Mbi 368,000 raste të reja në 24 orët e fundit e vendosin atë në situatë aspak të favorshme. Ministri i shëndetësisë, Olivier Véran e përkufizoi atë që po përjeton vendi i tij  si një valë anormale shkaktar i së cilës është varianti Omicron .

“Nuk kishim regjistruar kurrë shifra të tilla që nga fillimi i pandemisë . Është një valë anormale. Kemi 22,000 pacientë të shtruar në spital , nga të cilët 3900 ndodhen në kujdes intensiv.

Shifra rekorde të infektimeve me koronavirus janë shënuar edhe në Gjermani dhe Bullgari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet gjermane kanë raportuar 80,430 raste të reja. Nuk ndalen rekordet e errëta  edhe në Evropën Juglindore pasi në Bullgari janë shënuar në 24 orët e fundit 7,062 raste të reja pozitive me Covid-19.

Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit duke tejkaluar pikun e Tetorit të vitit të kaluar. Ndërkohë Evropa ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste me Covid-19 vetëm në javën e parë të 2022.