Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, njoftoi se Parisi do të dërgojë në Ukrainë qindra automjete të blinduara të personelit dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore të modelit Aster30.

Duke folur për gazetën La Tribune, ministri francez deklaroi se vendi i tij do të dorëzojë qindra automjete të blinduara të personelit të vjetër, por ende funksionale, si pjesë e paketës së re të ndihmës për Ukrainën, e cila po lufton kundër Rusisë.

Qeveria franceze po ushtron presion ndaj kompanive të mbrojtjes që të rrisin prodhimin për të përmbushur nevojat e ushtrisë së saj dhe për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën pas më shumë se dy vitesh luftë me Rusinë. Parisi do të furnizojë gjithashtu raketa anti-ajrore Aster 30, të ngjashme me sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara.

Ministri francez njoftoi gjithashtu se municioni i telekomanduar është zhvilluar në një kohë shumë të shkurtër për t’u dorëzuar në Ukrainë duke filluar nga vera. Ukraina, infrastruktura energjetike e së cilës është dëmtuar rëndë nga sulmet ajrore ruse në javët e fundit, po përjeton mungesë municionesh në front, kryesisht për shkak të ndalimit të ndihmës amerikane. Qeveritë evropiane po shpallin ndihmë njëra pas tjetrës për të mbrojtur Kievin nga sulmet ruse. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";