Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes nga Bashkimi Evropian janë takuar të hënën, 21 mars në Bruksel për të diskutuar për më shumë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

 

Ministrat nga 27 vendet anëtare të bllokut evropian do të diskutojnë edhe për ndihmën urgjente dhe bashkëpunimin ushtarak. Vendimi për sanksione të mëtejme “do të dominojë në takim dhe nuk do të jetë i lehtë”, ka thënë një diplomat i bllokut evropian para takimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo mbledhje vjen para një morie takimesh në mes të aleatëve të Perëndimit për të diskutuar rreth Ukrainës: një samit i BE-së, një samit i NATO-s, dhe takime mes shtatë vendeve më të industrializuara (G7) më vonë gjatë javës. Polonia dhe vendet e Baltikut janë duke shtyrë përpara sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, përfshirë importin në naftën dhe gazin rus.

 

Megjithatë, Gjermania, e cila varet shumë nga gazi rus, dhe disa vende tjera të BE-së, janë duke rezistuar. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë më 21 mars se Evropa do të goditet rëndë nëse vendos embargo në naftën ruse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Jashtëm ukrainas, Oleksiy Reznikov, pritet të njoftojë ministrat e BE-së për situatën aktuale të luftës. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./R.E.L