Mineapolis dëmshpërblen me 27 milionë dollarë familjen e George Floyd

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mineapolis dëmshpërblen me 27 milionë dollarë familjen e George Floyd

Qyteti i Mineapolis do të dëmshpërblejë familjen e George Floyd me 27 milionë dollarë, për të mbyllur një çështje ligjore mbi vdekjen e tij.

 

Familja e Floyd-i t ngriti padinë federale për të drejtat civile në korrik kundër qytetit, oficerit Chauvin dhe tre oficerëve të tjerë të akuzuar për vdekjen e te riut.

 

Advertisement

Ata pretendonin se oficerët shkelën të drejtat e Floyd kur e ndaluan dhe se qyteti lejoi që nw një kulturë e racizmit të tepruar dhe mosndëshkimit të forconte fuqinë e policisë.

 

Avokati i familjes Floyd, Benjamin Crump, në një deklaratë, tha se ishte marrëveshja paraprake më e madhe ndonjëherë për një çështje të të drejtave civile.

 

Advertisement

BENJAMIN CRUMP

AVOKATI I FAMILJES FLOYD

“Ishte nje nga ngjarjet më të egëra dhe tronditëse ndaj një shtetasi amerikan që u torturua për vdekje nga një oficer policie. Ky vendim dërgon një mesazh të fuqishëm se jeta e afrikano-amerikanëve ka rëndësi dhe brutaliteti i policisë kundër njerëzve me ngjyrë duhet të marrë fund.”

 

Advertisement

George Floyd, i cili ishte afrikano-amerikan, vdiq në 25 maj të vitit 2020, pasi ish-polici Derek Chauvin i i vendosi gjurin në qafë për rreth nëntë minuta gjate arrestimit. Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në shumë vende të tjera të botës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy