Danimarka filloi këtë javë të digjte 4 milionë nuselala të vrara për të frenuar mutacionet e COVID-19, por që “dolën” nga vendet e varrimit masiv, duke shkaktuar shqetësime të reja për shëndetin.
Qeveria vitin e kaluar vendosi të shkatërrojë 17 milionë nuselala nga frika se nga gjitari mund të lindnin mutacionet të koronavirusit.
Disa u varrosën nën dy metra në gropa në një zonë ushtarake në Danimarkën perëndimore, por u “rishfaqën” në më pak se një muaj.
Autoritetet daneze urdhëruan djegien e tyre, për të shmangur shqetësime të tjera.
“Nuk mund të ketë mbetur ndonjë virus, por ne po i djegim në më shumë se 1.000 gradë Celcius. Kështu, edhe nëse do të kishte mbetur virus, do të zhdukej patjetër”, tha Jacob Hartvig Simonsen, që merret me menaxhimin e mbetjeve.