Miliarderi Elon Musk shet aksione të Teslas në vlerë të rreth 5 miliardë dollarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miliarderi Elon Musk shet aksione të Teslas në vlerë të rreth 5 miliardë dollarëve

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka shitur aksione në vlerë të rreth 5 miliardë dollarëve.

Ky njoftim ka ardhur disa ditë pasi ai ka pyetur 63 milionë ndjekësit e tij në Twitter, nëse duhet të shesë 10 për qind të aksioneve të Teslas.

Vlera e aksioneve ka rënë për 16 për qind dy ditë pasi ka nisur anketën në Twitter, rezultati i së cilës ka qenë në favor të shitjes.

Megjithatë, vlera e aksioneve është rritur sërish të mërkurën.

Advertisement

Tesla është kompania më e shtrenjtë e prodhimit të makinave në botë, me vlerë deri në 1 trilion dollarë.

Rregullatori për aksione në Shtetet e Bashkuara ka thënë se për një pjesë të mirë të aksioneve veçse ka pasur plan të tregtimit nga muaji shtator, para se Musk të kërkonte mendimin e audiencës në Twitter.

Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri personale në vlerë të 280 miliardë dollarëve.

Veprimi i tij është përgjigje ndaj taksave për miliarderë, që janë propozuar nga demokratët amerikanë.

Advertisement

Sipas planeve të propozuara nga Partia Demokratike në Senatin amerikan, miliarderët mund të tatohen për “fitimet e parealizuara”, kur çmimi i aksioneve të tyre rritet – edhe nëse ata nuk shesin asnjë nga aksionet e tyre.

Kritikët kanë thënë se vlera e aksioneve nuk rritet gjithmonë./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy