Milani vazhdon te ruaje formen e jashtezakonshme ne kete faze te rifillimit te kampionatit pas nderpreprerjes per shkak te pandemise. Kete here kuqezinjte arriten nje fitore spektakolare me rezultatin 5-1 ne shtepi perballe Bolonjas.
Te besuarit e Piolit e nisen vrullshem takimin ku shume shpejt gjeten dhe golin e pare. U deshen vetem 10 minuta qe Saelemakers te kthente ne gol nje koordinim perfekt te Rebic me Theo Hernandez , me kete te fundit qe asistoi per belgun.
Me pas ishte Turku Calhanoglu qe dyfishoi rezultatin fale edhe nje gabimi ne prapavijen e kundershtarit. Nderkohe Kessie mund te trefishonte shifrat por u ndal nga shtylla. Ne fundin e pjeses se pare Bolonja u pergjigj me japonezin Tomiyasu i cili shtangu ne vend Donnarummen me nje gol mjaft te bukur nga jashte zone.
Kuqezinjte deshironin ta mbyllnin sa me pare takimin dhe me fillimin e pjeses se dyte algjeriani Ismail Bennacer shenoi golin e trete dhe te parin personal me fanellen e Milanit. Tete minuta me vone, i perhershmi Rebic gjeti golin e katert per te vijuar me tej me golin e 5-te dhe te fundit nga mbrojtesi i krahut te djathe, Calabria.
Kur kane mbetur dhe 4 jave nga fundi i kampionatit, Milani renditet ne vendin e 6-te me 56 pike, nje me pak se vendi i peste qe te con direkt ne fazen e grupeve te Europa League dhe mbahet nga Roma e e cila ka dhe nje ndeshje me pak.
The post Milani, spektakël ndaj Bolonjës/ Kuqezinjtë fitojnë 5 me 1 dhe i afrohen edhe më shumë Evropës appeared first on Vizion Plus.