Ndonëse mungon zyrtarizimi, Milani po përgatitet të hapë një tjetër faqe të re të historisë, (flasim për historine e dekadës së fundit që nuk ka shumë lidhje me traditën e lavdishme), duke ia besuar gjithcka një gjermani. Ralf Ragnick sikurse edhe pritej do të jetë njeri i plotfuqishëm I sektorit teknik dhe jo vetëm tek kuqezinjtë.
Përvecse do të bëjë trajnerin, gjermani do të jetë edhe drejtor teknik dhe shef i sektorit mjekësor. Vendimi është marrë nga zyrtarët më të lartë të Milanit, administrator Gazidis dhe bosi i klubit Singer.
Le të themi që Ragnick do të bëjë rolin e një menaxheri që në fakt është I rrallë për nga tradita e futbollit italian, ashtu sikurse është i rrallë fakti që Milani drejtohet nga një trajner gjerman.
Milani nxitoi ta përgenjeshtroj lajmin se Pioli do ta ketë ndeshjen e fundit në krye të ekipit sonte kundër Juventusit, mirëpo kjo është vetëm një lëvizje për të mos rrënuar atmosferën brenda klubit në këtë fund sezoni, asgjë më shumë, pasi Ragnick dhe Milan e kanë arritur tashmë marrëveshjen mes tyre.
Mirëpo më shumë sesa Pioli, problemi i vërtete është Maldini, ai që sot bën drejtorin sporti, e që tashmë me detyrat e reja të Ragnick, del jashtë loje.
Sipas mediave italiane, Maldinit do ti propozohet një rol I ri si Ambasador i klubit, pozicion që në 2016 ai e kishte refuzuar. Një detyre që në fakt I rri ngushte, profilit legjendar të Maldinit, njeriu që ishte në krah të Boban në këtë edicion por që patën mosmarrveshje të shumta me Gazidis mbi mënyrën e administrimit të ekipit, sidomos në merkato.
Vështirë se Maldini dhe Ragnick do të bashkëjetojnë në një shtëpi, aq më tepër që “kryefamiljari” Gazidis duket se nuk do të ofrojë të njëjtin trajtim për anëtart e familjes së përbashkët./E.S.
The post Milani i Ragnick i rri “ngushtë” legjendës Maldini appeared first on Vizion Plus.