Milan përmbys Veronën dhe arrin të sigurojë tre pikë të vlefshme në kampionat edhe pse me mungesa të shumta. Ekipi i “Djallit” fitoi me shifrat 3 me 2. Ndonëse pjesa e parë u mbyll në favor të miqëve, të cilët arritën të gjenin dy herë rrugën e rrjetës, të besuarit e Piolit arritën të bënin mrekullinë.
Fillimisht me Giroud, e më pas me Kessie, Milani barazoi shifrat në fraksionin e dytë të lojës. Më pas, një autogol i dha fitoren ekipit të “Djallit”.
Nga ana tjetër, kampionët në fuqi të Interit pësuan disfatë përballë Lazio. Zikaltërit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë një ekzekutimi të saktë të një 11 metërshi nga ana e Perisic. Por në pjesën e dytë, ekipi i Sarrit përmbysi shifrat, pasi gjeti rrugën e rrjetës tre herë.
Dy sfidat u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.