Milan po bën manovra të mëdha në merkaton e verës.
Kuqezinjte pasi siguruan shërbimet e talentit Tonali, tashmë kanë vbënë duart edhe tek një tjetër talent.
Bëhet fjalë për Brahim Diaz për të cilin Milan ka siguruar një marrëveshje me Real Madrid.
Fantazisti do të vijë në huazim me të drejte blerje për 18-20 milionë euro, por madrilenet do të ruajnë të drejten për ta riblerë në të ardhmen po me këtë shifër. Por vec klasit, kuqezinjte duan edhe muskuj në mesfushë dhe për janë dy emra. I pari, Bakayoko është gjithnjë e më afër kthimit pasi e dëshiron vetë këtë gjë. Duhet vetëm që të zgjidhet tashmë marrëveshja me Chelsean për shifren e kartonit. Pista alternative është Soumare, franko-senegalezi i Lillë, kartoni të cilit shkon deri në 30 milionë euro.
Por goditja më e madhe e verës mund të mbajë emrin Federico Chiesa.
22 vjecari është ëndërra e Piolit dhe Maldini pasi mori aprovimin e fondit Elliot është hedhur në sulm.
Tratativa nuk do të jetë aspak e lehtë mirëpo vetë sulmuesi anësor ka qënë tifoz I Milanit në vegjëli dhe kjo është një bazë e mirë për tu rinisur. Fiorentina fillimisht kërkonte 70 milionë euro por tani cmimi mund të shkojë deri në 50 milionë.
Milan do të propozojë emrin e Paqueto që pëlqehet shumë nga vjollcët plus 20 milionë euro.
Në këtë pistë, Maldini ka rival të fortë Juventusin që I është rikthyer sërish këtij objektivi.
The post Milan pa “frena”/ Vjen Diaz, tani është radha e Bakayoko, por ëndrra është … appeared first on Vizion Plus.