Inter e shijoi vetëm pak orë, vendin e parë në kampionatin italian pasi kushërinjte e Milan fituan kundër Beneventos në transfertë 0 me 2.

Kuqezinjjte e nisën aty ku e lanë, me një sukses edhe vitin e ri.

Pavarësisht mungesave të shumta të titullareve dhe përf më teper me një lojtar më pak në fushën e lojës që nga minuta e 33 pas daljes me të kuq të Tonalit, skuadra e Piolit ia doli të fusë në xhep tre pikë të arta që e mbajnë në vendin e parë me plus 1 pikë kundrejt Interit.

Milan shënoi me 11-metersh që në minutën e 15 me anë të Kessie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas erdhi ndërhyrja e gabuar e Tonali  me take ndaj kundërshtarit që ia vështirësi gjerat miqve.

Megjithatë në startin e pjesës së dytë një magji e Leaos I coi shifrat në 2 me 0.

Pak më vonë Benevento humbet një penallti që mund të kishte ndryshuar fatet e ndeshjes ndërsa Milan godet edhe dy shtylla.

Më këtë fitore, Milan siguron rezultatin e 27 pozitiv radhazi në kampionat, dhe 17 ndeshje radhazi ku ka shënuar mbi 2 gola. Ecuri fantastike e kuqezinjve të cilët presin të mërkurën Juventusin në një test të madh, ku duhet të bëjnë sërish pa shumë lojtarë titullarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";