Milani bëri një përmbysje spektakolare ndaj Juventusit në duelin e javës së 31 të kampionatit italian. Një rezultat që në një farë mënyrë nuk e ka vrarë para kohe Serinë A, aq më teper që Lazio ishte shokuar më heret nga Lecce në transfertë.
Në “San Siro” ndodhi gjithcka në pjesën e dytë, aty ku u shënuan të 6 golat.
Fillimisht ishte Radio që realize një supergol që në start, pastaj 6 minuta më vonë Ronaldo dyfishoi pas një gafe në mbrojtjen e Milanit.
Mirëpo kuqezinjte 9 minuta më vonë u rikthyen në lojë me një 11-metersh të kthyer në gol nga Ibrahimovic. Ky goli i dha shumë besim Milanit që bëri një përmbyje të mrekullueshme në vetëm 5 minuta duke shënuar dy gola të tjerë të shepejte njeri më I bukur se tjetri me autorm Këssie dhe Leao. Në fund ishte Rebic që kompletoi fitoren e madhe të kuqezinjve, e parë ndaj Juventusit pas 4 vitesh.
Bardhezinjte mbeten 7 pikë para Lazios, gjithsesi një avantazh i kënaqshëm për të siguruar titullin, ndërsa Milan konfirmoi formen shumë të mirë pas asaj fitoreje 3 me 0 ndaj Lazios,. Europa për kuqezinjte është gjithnjë e më shumë një objektiv I sigurte.
The post Milan leksion Juventusit, bardhezinjtë nuk e “vrasin” kampionatin appeared first on Vizion Plus.