Portieri mitik i Kolumbisë Rene Higuita rrëfeu disa nga përvojat e tij me trafikantin më të madh të të gjitha kohërave të drogës, Pablo Eskobar. Në një intervistë të dhënë për “Fox Sport” ish portieri i Kolumbisë kujtoi momentin kur u arrestua nga policia pasi u akuzua për fshehjen e vendndodhjes së Eskobarit.

Higuita ishte i përfshirë në një program për të kapur trafikantin e drogës Pablo Eskobar. “Policia filloi të rrëmbente të gjithë shokët e miqtë e tij dhe më kërcënoi edhe mua, por unë nuk e dija ku ishte. Unë isha miku i tij, por kjo nuk do të thotë që do tregoja edhe po ta dija ku ishte. Si mund të mos jesh mirënjohës për Eskobarin për gjithë atë që ka bërë për Kolumbinë, të mos harrojmë se ai ishte edhe kongresmen në parlament.” tha Rene Higuita.

Ish-portieri kolumbian nuk e mohoi lidhjen e tij me Eskobarin: “Unë jam një mik i të gjithëve. Fakti që jam mik i Pablo Eskobar nuk do të thotë që unë jam një trafikant droge. Nëse unë dal në foto me një trafikant nuk do të thotë që jam edhe unë i tillë, fakti që unë dal foto me një person nga feja e krishterë nuk do thotë që jam Papë”, përfundoi Rene Higuita./panoramasport

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";