Mijëra shkencëtare dhe ekspertë krijojnë lëvizje globale kundër izolimit nga pandemia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mijëra shkencëtare dhe ekspertë krijojnë lëvizje globale kundër izolimit nga pandemia

Mijëra shkencëtarë dhe ekspertë shëndetësorë i janë bashkuar një lëvizjeje globale që paralajmëron për “shqetësime të thella” rreth politikave të izolimit si shkak i pandemisë së koronavirusit.

E njohur si Deklarata Barrington, e njëjta është nënshkruar tashmë nga gati 6,000 shkencëtarë dhe ekspertë mjekësorë në gjithë globin, ashtu sikurse 50,000 pjesëtarë të publikut.

Ekspertët kanë thënë se kjo qasje e izolimit është duke pasur ndikim shkatërrues në shëndetin mendor dhe atë fizik, si dhe në shoqëri.

Ata janë duke bërë thirrje që mbrojtja të fokusohet në grupet e ndjeshme, ndërkohë që njerëzit e shëndetshëm vazhdojnë jetën.

Advertisement

Kjo deklaratë ka nxitur paralajmërime dhe nga pjesëtarë tjerë të komunitetit të shkencëtarëve.

Kritikët kanë thënë se një qasje më e shënjestruar mund ta bëjë më të vështirë procesin e mbrojtjes së kategorive më të ndjeshme, dhe se komplikimet afatgjata nga koronavirusi nënkuptojnë se edhe të tjerët mund të jenë të rrezikuar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 35 milionë persona janë infektuar me koronavirus në nivel global.

Prej tyre, mbi 1 milion pacientë kanë vdekur./R.E.L

Advertisement

The post Mijëra shkencëtare dhe ekspertë krijojnë lëvizje globale kundër izolimit nga pandemia appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy