Mbi 10 mijë njerëz në Holandë kanë protestuar kundër vaksinimit dhe masave anticovid të vendosura nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID.
Protestuesit u grumbulluan në sheshin Dam në Amsterdam dhe marshuan në shenjë proteste ndaj politikës së qeverisë. Ata shprehen se nuk ndihen të lirë për shkak të vaksinimit të detyruar dhe masave kufizuese.
Protesta u mbështet nga partitë e ekstremit të djathtë dhe kundërshtarët e qeverisë.
Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime: “Mos ma prek trupin”, “Mjaft më”, “Nuk duam pasaportë COVID”, “Së bashku për Holandën”.
Advertisement