Mijëra austriakë kanë protestuar këtë fundjavë kundër vendimit të vaksinimit të detyrueshëm nga qeveria.
Austria është vendi i parë i BE-së që ndërmerr këtë veprim, ndërsa kancelari Alexander Schallenberg këmbënguli sot se masa përfaqëson “një ndërhyrje të vogël” në lidhje me alternativat.
Një nga demonstratat më të mëdha u zhvillua në qytetin jugor të Grazit, ku policia tha se rreth 25 mijë njerëz protestuan të shtunën, në mënyrë paqësore.
Policia ka arrestuar tre persona, të cilët janë nën hetim për përshëndetje naziste dhe për dhjetëra shkelje në lidhje me përdorimin e maskave.
Protesta të tjera u zhvilluan në qytetet Sankt Poelten dhe Klagenfurt, duke tërhequr respektivisht rreth 3500-5000 njerëz.
Njëmbëdhjetë arrestime u bënë në Sankt Poelten, shumica e tyre për “sjellje agresive” dhe një polic u plagos.
Demonstrata u organizua nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPOe), lideri i së cilës Herbert Kickl është shprehur qartë kundër masave antivirus. Protesta në Klagenfurt u drejtua nga kreu lokal i FPOe.