Michelle Yeoh bëhet gruaja e parë aziatike në histori që fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë, për rolin e saj në “Everything, Everyehere All At Once” ose “Gjithçka, kudo, në të njëjtën kohë”.
Në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve ajo e nisi fjalimin e saj duke thënë “për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që janë si unë duke na parë sonte, ky është një fener shprese dhe mundësish”, duke mbajtur statujën e saj lart.
Jamie Lee Curtis ka fituar Oscar-in e saj të parë në moshën 64-vjeçare për “Everything, Everyehere All At Once”.
Lista e fituesve:
Filmi më i mirë: Everything Everywhere All at Once
Aktorja më e mirë: Michelle Yeoh – Everything Everywhere All at Once
Aktori më i mirë: Brendan Fraser – The Whale
Aktorja më e mirë joprotagoniste: Jamie Lee Curtis – Everything Everywhere All at Once
Aktori më i mirë joprotagonist: Ke Huy Quan – Everything Everywhere All at Once
Regjia më e mirë: Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert – Everything Everywhere All at Once
Skenari më i mirë: Daniel Kwan and Daniel Scheinert – Everything Everywhere All at Once
Skenari më i mirë i përshtatur: Sarah Polley – Women Talking
Filmi më i mirë i animuar: Guillermo del Toro’s Pinocchio
Filmi më i mirë i huaj: All Quiet on the Western Front
Dokumentari më i mirë: Navalny
Editimi më i mirë: Paul Rogers – Everything Everywhere All at Once
Muzika më e mirë origjinale: “Naatu Naatu” from RRR
Audio më e mirë: Top Gun: Maverick
Efektet vizuale më të mira: Avatar: The Way of Water
E veshur me një fustan të tejdukshëm, në formë, Rihanna mbërriti në tapetin ngjyrë shampanjë të Oscars me shtatzëninë e saj të ekspozuar me krenari – dalja e saj e parë publike e profilit të lartë që nga Super Bowl e muajit të kaluar.
Ylli I muzikës ka ndihmuar në ripërkufizimin e modës së shtatzënisë, duke u veshur me guxim gjatë gjithë shtatzënisë së saj të parë me bluza dhe komplete të tejdukshme dantelle. Këngëtarja performoi këngën e saj të nominuar për Oscar “Lift Me Up” nga “Black Panther: Wakanda Forever” në ceremoninë e së dielës. Ky çmim u fitua nga kënga origjinale indiane Naatu Natu.
Lady Gaga gjithashtu u ngjit në skenë për të performuar një interpretim emocionues të këngës së saj, “Hold My Hand” gjatë ceremonisë të dielën mbrëma. Kënga nga “Top Gun: Maverick” ishte nominuar për një Oscar në kategorinë e këngës më të mirë origjinale. Gaga doli pa grim dhe veshi një bluzë dhe xhinse për performancën. Ajo mori një ovacion të fortë.
Nuk munguan në ndarjen e çmimeve të drejtuar nga Jimmy Kimmel as momentet gazmore. Për herë të parë në këto vite të ndarjes së çmimeve Oscar nuk kishte tapet të kuq por tapet shampanjë ku parakaluan yjet.