Meta presion Bashës: Ujku i Surrelit do të coptojë nëse largohesh nga unë, mos më bë takime me Kim po mbaj anën time

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta presion Bashës: Ujku i Surrelit do të coptojë nëse largohesh nga unë, mos më bë takime me Kim po mbaj anën time

Ilir Meta duket i nervozuar me qendrimet e Lulzim Bashës, i cili një ditë pas sulmeve të ashpra të presidentit ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi një takim të “përzemërt” me të.

Nëpërmjet një shkrimi të organit zyrtar mediatik të tij, Meta i bën presion Bashës, duke i kërkuar që të mos ndahet nga ai.

“Gjatë ditëve të fundit, kur duhej që kryeministri të dridhej dhe të rrinte pa gjumë nga ajo që bëri të Teatri Kombëtar (dhe jo vetëm), po ndodh diçka e pazakontë. Bile mund të them e çuditshme. Opozita duket si më e fjetur, e mikluar se takon ambasadorët, se gjoja PS-ja po lëshon pe te Reforma Zgjedhore dhe ushqehet me idenë se “pas 8 vitëve na takon pushteti”.

Nga ana tjetër kryeministri me një djallëzi shembullore dhe përfekte po bën sikur ngre “flamurin e bardhë”, duke u konvertuar në qengj, a thua se nuk është ky Edi Rama që hodhi gaz helmues protestuesve, që ia mori opozitës zgjedhjet, sipas BILD, me banda.

Advertisement

Për dreq edhe ndonjë ambasador që kërkon paqe për interesa momentale të shtetit të tij (saj) ku duhet patjetër të justifikohen qindra milionë euro që janë akorduar për reformën në drejtësi; nxiton dhe bën foto me kryetarin e PD-së si për të thënë se po shikojmë nga e ardhmja, pasi e shkuara mbetet e shkuar!

Një foto që shitet në publik si mbështetje dhe lajkatim, ndërkohë që ujku i Surrelit rri e vështron nga sipër se si po ia shtrojnë vaktin në Tiranë për tryezë të përbashkët ngrënie me viktimat e tij tre vjeçare!

Ujku si rregull vetëm copëton, por këtë herë ka hedhur grixhën dhe pret. Ka kohë që ta masakrojë viktimën e vitit 2017.

Baton Haxhiu mbrëmë tha live dhe me bindje se “ndihet një afrim Rama-Basha për një strategji bashkëqeverisje”. Ndërkohë akoma nga selia e PD-së nuk ka asnjë deklaratë.

Advertisement

Nëse do të ishte Berisha kryetar do ta kishte nxjerrë në pikë të mëngjezit Shaban Meminë, Jozefina Topallin apo Edi Palokën, tre demokratët më të zjarrtë dhe besnikë të selisë blu, për ta përgënjështruar Batonin.

E megjithatë ka akoma orë kjo ditë për ta bërë këtë PD-ja!

Një gjë dihet: Nëse opozita futet e përçarë në zgjedhje dhe jo në koalicion të madh, Edi Rama do jetë prapë duke shqyer. Mund të marrë ndonjë fotozhenik në qeverisje sa për fasadë, por masakrimin do t’ia bëjë së djathtës me merakun e një hiene që shqyen prenë e saj”, shkruan organi zyrtar i Metës dhe LSI-së, gazeta “Koha Jonë” e Nikoll Lesit.

(TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy