Meta: Basha nuk u tregua korrekt, më dha fjalën që do futej në zgjedhje më 13 tetor! Më pas ndryshoi qëndrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Basha nuk u tregua korrekt, më dha fjalën që do futej në zgjedhje më 13 tetor! Më pas ndryshoi qëndrim

Presidenti Ilir Meta ka mohuar në emisionin “Opinion” se po punon për krijimin e një partie të re pas përfundimit të mandatit të presidentit.

Po ashtu, ai foli dhe për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke thënë se ka respektuar Kushtetutën dhe se synonte zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Meta tha se për shtyrjen e zgjedhjeve në tetor kishte diskutuar me opozitën, por sipas tij, kreu i PD, Lulzim Basha, kishte ndryshuar qëndrim.

Blendi Fevziu: Ju po punoni për krijimin e një partie të re..

Advertisement

Ilir Meta: Si do e krijoj këtë parti politike?

Blendi Fevziu: Siç krijove LSI.

Ilir Meta: Unë po mbroj Kushtetutën, kam bërë çdo përpjekje për dialog politike, kam bërë çdo përpjekje që opozita mos ikte nga parlamenti.

Në fakt po të mos ikte LSI as ata nuk do të kishin ikur lëre çfarë thonin.

Advertisement

Blendi Fevziu: Pse i shtytë zgjedhjet?

Ilir Meta: I shtyva për të bërë zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Blendi Fevziu: Ju i shtytë pa një diskutim paraprak, pasi opozita deklaroi se nuk hynte në zgjedhje dhe në tetor.

Ilir Meta: Këtu ka një mungesë korrektësie, unë kam marrë fjalën nga Basha se do të hynin në zgjedhje.

Advertisement

Pastaj, ata mbajtën qëndrimin e tyre herë kështu e herë ashtu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy