Mbreti Charles III, i Britanisë bëri një deklaratë dje, të shtunën në të cilën shpreh mirënjohjen e tij për mesazhet e mbështetjes që mori pas diagnozës së kancerit .
“Dëshiroj të shpreh falenderimet e mia të përzemërta për mesazhet e shumta të mbështetjes dhe urimeve që kam marrë gjatë ditëve të fundit”, thotë ai në postimin e tij të parë publik që kur problemi i tij shëndetësor u bë publik.
Ai e përshkroi gjithashtu si inkurajuese që bërja publike me diagnozën e tij ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe promovimin e punës së organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre si në MB ashtu edhe në mbarë botën.
“Admirimi që kam pasur gjithmonë për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh për shkak të përvojës sime personale”, shton monarku britanik./vizionplus.tv
A thank you message from His Majesty The King.
Link to full message on the website: https://t.co/BPvxagD179 pic.twitter.com/wAY5XWLLEo
— The Royal Family (@RoyalFamily) February 10, 2024