Ish-udhëheqësi i fundit sovjetik, Mikhail Gorbaçov i ka bërë thirrje presidentit të SHBA, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes negociatave dhe të punojnë drejt kufizimeve të mëtejshme të armëve bërthamore si pjesë e përpjekjeve për të “shmangur luftën bërthamore”.
Gorbaçov tha në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve Interfax se dy udhëheqësit, të cilët folën në telefon pas inaugurimit të Biden muajin e kaluar, duhet të takohen dhe të diskutojnë.
“Besoj se është e domosdoshme që presidentët të takohen. Përvoja tregon se është e nevojshme të takohemi dhe të negociojmë. Është e qartë se gjëja kryesore është të shmangni luftën bërthamore”, tha ish-udhëheqësi Sovjetik 89-vjeçar.
Më herët, Gorbaçov i kërkoi Uashingtonit dhe Moskës të rregullojnë marrëdhëniet dhe të kapërcejnë boshllëqet që pengojnë përmirësimin e lidhjeve dypalëshe, duke thënë se situata aktuale ishte “shqetësuese”.