I dërguari i presidentit amerikan, Joe Biden, për Lindjen e Mesme, Amos Hochstein, paralajmëroi zyrtarët në Liban javën e kaluar se vendi i tij nuk do të jetë në gjendje ta ndalojë Izraelin nga pushtimi nëse Hezbollahu vazhdon sulmet e tij.

Kjo sipas faqes së lajmeve Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, si dhe një diplomat perëndimor që monitoron bisedimet.

Hochstein ishte në Liban javën e kaluar duke bërë thirrje për një de-përshkallëzimin urgjent të konflikteve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe Izraelit , të cilat janë tensionuar që nga gillimi i luftës në Gaza.

Ai gjithashtu vizitoi Izraelin dhe zhvilloi bisedime me kryeministrin e vendit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland , si dhe me krerët e opozitës izraelite.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë takimit të tij me kryetarin e parlamentit libanez Nabih Berri, një aleat i Hezbollahut, Hochstein thuhet se kërkoi që t’i dërgohej një mesazh udhëheqësit të grupit, Hassan Nasrallah, se SHBA nuk kontrollon Izraelin .

Ai këshilloi Hezbollahun që të negociojë në mënyrë indirekte me Izraelin, në vend që të përshkallëzojë tensionet kufitare, siç raportohet nga Axios.

Sipas një diplomati perëndimor të cituar nga botimi, Hezbollahu nga ana e tij dërgoi mesazhe në SHBA pas vizitës së të dërguarit, duke nënvizuar aftësitë e organizatës për t’i dhënë goditje të rënda Izraelit , megjithëse nuk dëshiron luftë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";